21 Shtator, 2017

Albi Nako përlotet live në studio, mesazhi që i dërgon Klaudia


Ndarja mes Albi Nakos dhe Klaudia Pepas ka qënë një nga historitë më të përfolura gjatë verës që lam pas.

Mesa duket raporti mes tyre pas divorcit nuk është kthyer në një raport armiqësor, por ata kanë vazhduar të mbeten miq e dashamirës me njëri-tjetrin. Këtë fakt e ka dëshmuar më së miri prania e Albit sot në studion e emisionit  ‘’Rudina’’ në televizionin Klan, aty ku një surprizë ishte rezeruar nga stafi i emisionit për Albin.

Ishte pikërisht një videomesazh nga Klaudia ku ajo i uronte suksese dhe i fliste me dashamirësi. Ka qenë pikërisht kjo video dhe fjalët e saj që e kanë bërë Albin të përlotej live në studio.

 

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al