30 Shtator, 2017

Albi Nakos rrëfen dramën e tij në fëmijëri: Kam goxha plagë nga ajo kohë


Albi Nako, i ftuar mbrëmjen e sotme në emisionin ‘Xing me Ermalin’, rrëfen edhe më shumë rreth divorcit të tij me Klaudian, por edhe detaje nga jeta e tij në rini dhe adoleshencë. Në këtë moment ai ka treguar se në shkollën e baletit është ndjerë i diskriminuar për shkak se kolegët e të atit ia ‘nxirrnin hakun’ atij.

‘Në atë kohë në shkollë më kanë persekutuar prej tim eti. Kolegët e tim eti hakërreheshin tek fëmija i tij. Unë sot vetë e respektoj më shumë një armik sesa një mik të keq dhe këta ishin miqtë e këqinj të Llaqi Nakos.

Kam goxha plagë nga ajo kohë, por mua kjo gjë më ka bërë mirë. Sepse ka njerëz që nga një fëmijëri e tillë deprimohen, por ka dhe njerëz që bëhen si susta, që kur tkurren aq shumë, në momentin që lëshohen bëhen si raketa.’-tregoi Nako.

 

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al