3 Mars, 2022

Albin Kurti vishet si Zelensky, ironia e gazetares: Marshallah! Janë tranu shqiptarët


Volodymyr Zelensky është shndërruar në një ikonë në mbarë botën. Presidenti ukrainas ka fituar adhurimin e të gjithëve me rezistencën që po bën përgjatë konfliktit me Rusinë.

Veshja e tij me rroba ushtarake ka qenë kryefjala e mediave ndërkombëtare, por edhe shqiptare. Aq është kometuar dhe pëlqyer veshja e tij simbolike, sa edhe liderat shqiptarë kanë nisur ta huazojnë.

Kryeministri i Kosovës ditën e sotme ka shkuar në seancën plenare, me një pulovër të ngjashme me atë të Zelensky. Kaq ka mjaftuar që në rrjetet sociale të nis ironia për këtë ngjashmëri. Gazetarja Kimete Berisha e ka ironizuar këtë fakt në rrjetet sociale, duke u shprehur se edhe Kurtit i rri mirë kjo veshje.

Statusi i Kimete Berishës

Albini sot në Kuvend e paska veshur një bluzë me

ngjyrë ushtarake, si Zelensky.

Mashallah!

Mirë po i rrin.

P.S. ‘Pasha paraditen, pasha natën kur shtrinë errësirën’…

janë tranu shqiptarët.

(Momentalisht Kryeministri po thotë: ‘Mos i ledhatoni diktatorët’).

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al