11 Maj, 2021

“Albumi i ri muzikor do të mbajë emrin e djalit”/ Producenti zbulon dëshirën e DMX që humbi jetën nga mbidoza: Mezi priste që fansat e tij në të gjithë botën…


Një album i ri nga reperit të ndjerë DMX, që vdiq në muajit prill nga mbidoza, do të dalë në treg përgjatë këtij muaji.

WhatsApp Image 2021-05-11 at 2.27.33 PM

Lajmin e ka bërë të ditur producenti i reperit, Swizz Beatz, i cili ka shfaqur disa materiale të reja nga “Exodus” që është albumi i parë i DMX-it që nga viti 2012 dhe që shënon të tetin në përgjithësi.

Në një intervistë Swizz Beatz i tha se DMX ishte një person i radhë dhe i donte fansat e tij. Producenti u shpreh se reperi i ndjerë mezi priste që gjithë ndjekësit e tij në mbarë botën të dëgjonin albumin e ri.

“Vëllai im ishte një nga shpirtrat më të pastër dhe të rrallë që kam takuar ndonjëherë. Ai jetoi jetën e tij kushtuar familjes dhe muzikës. Mbi të gjitha, ishte bujar dhe i donte fansat e tij pa masë. Këtë album, X mezi priste që fansat e tij në të gjithë botën të dëgjonin. Në këngët e tij, DMX tregon se sa e vlerësonte secilin person të vetëm që e ka mbështetur atë pa kushte”- tha producenti.

Të dy reperët u takuan në një moshë të re për të bërë duelin e tyre të parë që padiskutim ishte ndër më të suksesshmit. DMX ishte në fillim të 20-ave dhe Swizz Beatz ishte vetëm 16 vjeç, kur bënë bashkëpunimin e tyre të këngës mban titullin “Ruff Ryder’ Anthem”, e cila u kthye në një hit ndër vite.

DMX vdiq në 9 Prill, në moshën 50 vjeç, pasi u shtrua në spital për një mbidozë të raportuar të drogës dhe humbi jetën pas një sulmi në zemër.

Albumi

Ai do të publikohet më 28 maj, albumi mban emrin e djalit katër vjeçar të reperit, Exodus Simmons. Vajza e tij tetë vjeçare, Sonovah Hillman Jr, do të shfaqet gjithashtu në album.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al