11 Nëntor, 2017

Aldo i emisionit të mëngjesit, bëhet baba për herë te dytë


Sot nuk ka qënë një mëngjes i zakonshëm pune për  Aldon. Zëri misterioz që shoqëron mëngjeset e shqiptarëve na ka surprizuar të gjithëve me lajmin e papritur.

Sot ai është bërë baba për herë të dytë dhe kësaj radhe i një vogëlusheje, të cilën e kanë quajtur Charlot.

Aldon Lipe

Aldon Lipe është një nga personazhet më të rezervuar te botës së medias përsa i përket jetës së tij private. Shumë pak e dinë që ai është i martuar me Ketionën, histori që ka nisur që në televizionin shqiptar. Ata janë gjithashtu prindër të një djalitë quajtur Martin. Për t’u theksuar është fakti se Charlot vjen në jetë 13 vjet pas lindjes së Martin. /Xing/

Aldon Lipe me familjen

Bashkëshortja dhe djali i Aldon Lipes

Aldon Lipe

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al