12 Mars, 2022

Alec Baldwin fajëson të ndjerën Halyna Hutchins për të shtënat fatale në ‘Rust’ sipas disa dokumeteve të reja ligjore


Alec Baldwin paraqiti disa dokumente ligjore ditën e premte, duke mohuar çdo përgjegjësi për vrasjen e Halyna Hutchins, madje duke fajësuar të ndjerën për dhënien e udhëzimeve që çuan në aksidentin fatal.

Aktori 63-vjeçar këmbënguli se çdo gabim i vetëm që çoi në xhirimet e 21 tetorit në setin e filmit “Rust” në New Mexico ishte “e kryer nga dikush tjetër”.

“Ky është një rast i rrallë kur sistemi u prish dhe dikush duhet të mbahet ligjërisht fajtor për pasojat tragjike,” shkroi avokati i yllit, Luke Nikas, në një dosje arbitrazhi të premten për ‘Deadline’.

“Ai person nuk është Alec Baldwin”, thuhet në dosje, duke shtuar se ai është thjesht “një aktor”.

Kërkesa e arbitrazhit kundër kolegëve të producentëve të Baldwin pretendon se kontrata e yllit e mbron atë nga çdo përgjegjësi financiare në një mori padish të ngritura kundër tij, duke përfshirë dhe një  ankesë të paraqitur nga parnteri i Hutchins.

Edhe pa këtë klauzolë, Baldwin ishte plotësisht i pafajshëm në “tragjedinë e paimagjinueshme”, sipas dosjes, e cila zbuloi se ai ishte paguar 250,000 dollarë për të luajtur dhe prodhuar Western-in me buxhet të ulët.

“Siç kishte bërë gjatë gjithë karrierës së tij, Baldwin u besoi profesionistëve të tjerë në grup për të bërë punën e tyre. Faktet e bëjnë të qartë se Baldwin nuk është fajtor për këto ngjarje apo dështime.”- shkroi Nikas.

Ata, udhëzimet e të cilëve Baldwin ndoqi përfshinin vetë Hutchins, thuhej në dosje, duke e quajtur atë “ditën më të keqe në jetën e Alec Baldwin” që “do të vazhdojë ta përndjekë” atë.

Hutchins “e drejtoi Baldwin” në skenën e provave për të “përcaktuar mënyrën më të mirë të këndimit të kamerës dhe çfarë lëvizjesh duhet të bëjë Baldwin për të kapur armën që kishte kërkuar skenari”, tha ai.

“Hutchins përshkroi se çfarë do të donte që Baldwin të bënte me vendosjen e armës… Ajo i  kërkoi Baldwin-in që ta mbante armën më lart, deri në një pikë ku ajo drejtohej drejt saj,” detajohet në dosje.

Në dhënien dhe ndjekjen e këtyre udhëzimeve, Hutchins dhe Baldwin ndanë një besim thelbësor, jetik: se arma ishte e rreme dhe nuk përmbante fishekë të gjallë.

“Baldwin e pyeti Hutchins nëse ajo donte ta shihte atë duke e marrë armën, siç e kërkonte skenari. Ajo u përgjigj po”, thuhej në dosje.

Sipas udhëzimeve të saj, “Baldwin më pas tërhoqi këmbëzën por jo aq larg sa për të gjuajtur. Kur Baldwin shkrepi arma u plasi,” shënonte dosje. Siç u bë e ditur më vonë, një plumb i vërtetë u lëshua nga arma dhe goditi Hutchins në trupin e saj dhe duke goditur Souza në shpatull. Hutchins dhe Souza ranë në tokë.

“Askush nuk e kuptoi se çfarë kishte ndodhur”, thuhej në dosje për “panikun dhe konfuzionin” menjëherë pas.

“Baldwin e kuptoi se plumbi ishte i vërtetë dhe filloi të kuptonte se çfarë kishte ndodhur në xhirimet e “Rust” atë ditë,” thuhej në dosje, duke thënë se aktori ishte “i tronditur”.

Por ylli nuk mori asnjë përgjegjësi  për të kontrolluar dy herë nëse arma nuk kishte plumba të vërtetë në të, duke pretenduar se Hannah Gutierrez-Reed i tha se “ishte detyra e saj të kontrollonte armën – jo të tijën”.

“Një aktor nuk mund të vendosë nëse një armë është e sigurt”, thuhet në dosje. “Kjo është përgjegjësi e njerëzve të tjerë në shesh”.

Dokumenti detajonte gjithashtu komunikimet fillestare të Badwin me parnterin e Hutchins, Matthew, i cili supozohet se e ka mbështetu yllin duke i thënë “Unë mendoj se do ta kalojmë këtë së bashku”.

Përveç kësaj miqësie, Baldwin bëri një përpjekje për të kontaktuar kastin e Rust me shpresën për të fituar mbështetjen e tyre për të përfunduar filmin por askush nuk pranoi, “zbuloi dokumentacioni,.

“Ai e bëri këtë me qëllimin për të nderuar trashëgiminë e Halynës duke përfunduar punën e saj të fundit.”

Aktori u befasua plotësisht kur parnteri i saj dha intervistën e tij televizive duke thënë se ishte “shumë i  zemëruar” me pretendimet “absurde” ndaj Baldwin.

“Matthew Hutchins që u shfaq në emisionin “Today” është dikush që Baldwin nuk e kishte takuar kurrë më parë”, thuhet në dosjen e së premtes.

Matthew është një nga  shumë që kanë paditur Baldwin  për incidentin fatal, duke thënë se ai “qëlloi dhe vrau në mënyrë të pamatur Halyna Hutchins në shesh”.

Por “padia e tij përmban akuza të shumta të rreme kundër Baldwin”, tha avokati i aktorit të “30 Rock”.

“Planet për të përfunduar Rust dhe për të kanalizuar të ardhurat e tij në një fond për përfitimin e Hutchins dhe djalit të tij, fatkeqësisht janë prishur si rezultat i padisë dhe këtyre deklaratave publike,” thuhet në dosje.

“Ai nuk njoftoi se arma ishte e rreme kur në të vërtetë kishte një fishek tëvërtetë, ai nuk e ka mbushur armën, ai nuk kontrolloi plumbat në armë, ai nuk i bleu plumbat, ai nuk ishte përgjegjës për sigurinë e armëve të zjarrit në set, ai nuk punësoi njerëzit që furnizonin plumbat ose kontrollonin armën dhe ai nuk luajti asnjë rol në menaxhimin e përgjegjësive të filmit,” thuhet në dosje.

“Në këtë pikë, dy gjëra janë të qarta: dikush është fajtor për sulmin e drejtpërdrejtë që çoi në këtë tragjedi të tmerrshme, dhe është dikush tjetër përveç Baldwin”, thuhet në dosje. “Baldwin është thjesht një aktor.”

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al