Alex Rodriguez ka kthyer një faqe të re në jetën e tij të dashurisë pas Jennifer Lopez – edhe pse, ai duket se po rishikon një kapitull të ngjashëm kur bëhet fjalë për pushimet… Italia.
Ai dhe e dashura e tij Kathryne Padgett po shijojnë ujërat evropiane, pasi ndodhen në Capri dhe një nga klubet e tij të natës të quajtur Taverna Anema e Core që duket si ideali për muzikën live dhe kërcimet.
Kjo është pikërisht ajo që A-Rod dhe Kat po bënin gjatë një prej netëve të takimit të tyre. Ata u fotografuan duke këcyer e pirë teksa nuk i kursyen momentet romantike dhe puthjet në buzë.
Duket si një arratisje mjaft e ëmbël romantike që ata kanë bërë. Dhe ndërsa AR duket mjaft i lumtur në lidhjen e tij të re, nuk mund të mos vërejmë pak ngjashmëri këtu me atë që dikur ndante me J Lo.
Sigurisht, po flasim për verën 2018, kur ai dhe e dashura e tij në atë kohë po lundronin në të gjithë Bregun e Amalfit. Kuptohet, ai udhëtim ishte më i përshtatur për fitnesin se sa duket të jetë ky.
Ndonëse gjërat dukeshin mjaft magjike në atë kohë -nga jashtë- Jen dhe Alex nuk ishin të duhurit për njëri-tjetrin.
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panoramaplus.al