4 Tetor, 2017

Alfred Trebicka: Kemi vuajtur shumë si artistë, në Shqipëri s’është koha e artit


Alfred Trebicka ka qenë i ftuar ditën e sotme në emisionin e pasdites ‘Rudina’ së bashku me bashkëshorten e tij Violetën, të cilët kanë folur rreth karrierës së tyre, jetës familjare si edhe sfidave që kanë caktuar jetën e tyre.

Ata janë prindër të një vajze, sot 22 vjeç, e cila studion administrim biznesi. Të pyetur nga moderatorja se përse vajza e tyre nuk vendosi të ndiqte rrugën e artit, Alfredi është shprehur:

‘Shyqyr. Aktrimi është profesion shumë i bukur, por këtu ka vështirësi, nuk është koha e artit këtu tek ne. Unë thellë kam uruar që ajo mos ta ndiqte këtë rrugë. Ne kemi vuajtur shumë në pozicionin e artistit”, -u shpreh aktori i madh.

Ai rrëfeu edhe një episod një ditë teksa ishte takuar me artistin e madh Robert Ndrenika dhe duke biseduar mbi telenovelën e parë shqiptare ’ Njerëz dhe fate’  ai i ishte shprehur: ‘Sikur atë telenovelë ta kishim bërë në turqi Fredi, kushedi sa vila do kishim tani’

 

Një fjali ngacmuese dhe që të bën të mendosh sa të mbështetur ose jo janë artistët e teatrit në Shqipëri. Kujtojmë që gjithmonë se ka pasur kritika ndaj kësaj, përfshi këtu edhe ndaj pensionit që u caktohet aktorëve./Panorama/

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al