4 Shtator, 2017

Alket Rizai habit të gjithë, bamirësi nga burgu për vogëlushen me kancer


Greqia është mallëngjyer nga peripecia e vajzës 8 vjeçe me emrin Evangjelia nga Kreta, e cila po lufton me kancerin. Me mijëra njerëz dhanë aq sa mundeshin duke iu përgjigjur thirrjes së familjes së saj për ndihmë ekonomike me qëllim dërgimin e Evangjelisë në një qendër speciale kurimi në Londër. Midis atyre që u sensibilizuan është edhe i dënuari me  burgim përjetë, shqiptari  Alket Rizai, i cili mblodhi para nga të gjithë të burgosurit e tjerë, raportojnë sot mediat greke. Lajmin e bëri të ditur gjyshi i vajzës 8-vjeçare në një intervistë për një televizion lokal.

Gjithashtu ai tregoi se i burgosuri Alket Rizai telefonoi të atin e vajzës dhe i tha se mblodhi lekë nga të gjithë të burgosurit për të ndihmuar Evangjelinë. Rizai gjithashtu kërkoi të merret vendim ministror që të transferohen lekët në mënyrë legale. Ky është një akt humanist nga ana e tij dhe që tregon anën njerëzore dhe faktin se edhe pse i dënuar me burgim të përjetshëm, ai është sensibël ndaj asaj çfarë ndodh në jetën jashtë realitetit të burgut.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al