Mbrëmjen e djeshme, Almeda Abazi dhe Tolgahan Sayisman kanë mirëpritur në jetë vajzën e tyre, të cilën e kanë pagëzuar me emrin Alina.
Bukuroshja shqiptare dhe aktori i njohur turk janë bërë kështu prindër për herë të dytë, ndërsa Efehan është bërë vëllai i madh.
Lajmin emocionues e ka ndarë me të gjithë Tolgahan, me anë të një statusi të postuar në Instastory.
“Mirë se erdhe mes nesh princesha ime, Alina. Ti na solle gëzim të gjithëve”,- shkruante ndër të tjera aktori i njohur.
Para disa javësh, Almeda u përgjigj e revoltuar ndaj mesazheve të shumta të ndjekësve që e pyesnin vazhdimisht se pse nuk kishte lindur akoma.
Modelja dhe aktori dhanë lajmin e shtatzënisë në muajin janar të këtij viti. Ata publikuan disa foto ku dukej barku i rrumbullakosur i Almedës.
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panoramaplus.al