15 Dhjetor, 2020

Almeda Abazi dhe bashkëshorti i saj turk zbulojnë gjininë e fëmijës që pritet të vijë në jetë!


Para pak kohësh, Almeda Abazi zbuloi se është shtatzënë për herë të dytë.

almeda abazi tolgahan sayisman (3pi)

Gjatë muajve të parë të kësaj shtatzënie, ish-missi shqiptar rrëfeu se ndihej shumë e pafuqishme dhe se i përzihej shumë.

almeda abazi (5)

Nisur nga këto simptoma, ndjekësit në rrjete sociale filluan të aludojnë se aktorja do të sjellë në jetë një vajzë.

almeda abazi (4)

Në fakt, kjo rezultoi të ishte e vërtetë!

Almeda dhe bashkëshorti i saj, aktori i njohur turk, Tolgahan Sayisman, do të bëhen prindër të një vajze.

almeda abazi (7)

Lajmin e ka ndarë vetë Abazi, e cila publikoi në llogarinë e saj në Instagram një video, ku të gjithë shfaqeshin duke darkuar në shtëpi, teksa Tolgahan kishte përpara një kuti.

Pasi e hapi, ai nxori një body dhe në këtë moment, çifti zbuloi gjininë e bebushit.

Ndërkohë, Tolgahan zbuloi nëpërmjet një postimi në Instastory se kjo ishte dhurata më e bukur që mund të merrte për ditëlindje, të cilën e feston më 17 dhjetor.

almeda abazi tolgahan sayisman (4)

Ky lajm u kthye në dhuratën më të bukur të ditëlindjes time. Teksa e gjithë familja ime u mblodh përreth një tavoline për ditëlindjen time, mora lajmin më të bukur që mund të merrja”, shkroi aktori krahas fotos së shkëputur nga videoja e publikuar nga partnerja e tij.

almeda abazi (2)

Më herët, modelja kishte shprehur dëshirën për zgjerimin e familjes. Nëpërmjet një bashkëbisedimi me ndjekësit në Instagram, ajo shprehu dëshirën të sillte në jetë një vajzë, dhe tashmë kjo u bë realitet.

almeda abazi (6)

Aktualisht, dyshja janë prindër të një djali, i cili quhet Efehan.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al