Almeda Abazi dhe bashkëshorti i saj turk, Tolgahan Sayisman, e kanë fitur betejën me Covid-19.
Këtë lajm të bukur e ka ndarë me të gjithë ndjekësit e saj modelja shqiptare, duke postuar një video në Instastory.
“Mendoj se ja dolëm”, shkroi Abazi, krahas videos, ku shfaqet pa make up dhe e veshur me të zeza.
Ndërkohë, në një postim tjetër, këngëtarja ka treguar edhe barkun e rrumbullaksour që i është rritur kaq shumë.
Almeda do të sjellë në jetë një vajzë, të cilën do ta pagëzojnë me emrin Alina, ndërkohë që Efehan do të bëhet vëllai i madh.
Almeda dhe Tolgahan u infektuan me koronavirus pak javë më parë dhe aktori u dërgua edhe në spital për një trajtim më të mirë, për shkak të vështirësive që kishte.
Më pas të gjithë u kthyen në shtëpi për ta vazhduar aty mjekimin dhe tashmë çdo gjë ka kaluar.
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panoramaplus.al