Almeda Abazi dhe bashkëshorti i saj turk, Tolgahan Sayisman, vendosën që një pjesë të pushimeve verore këtë vit t’i kalojnë në Shqipëri së bashku me djalin dhe vajzën e tyre.
Gjatë kohës që shijonin ditët me diell, Tolgahan madje publikoi në Instagram-in e tij disa foto nga bregdeti duke promovuar kështu bukuritë natyrore të vendit tonë. Së fundmi, familja Sayisman ka takuar Ledri Vulën së bashku me Sara Hoxhën dhe vajzën e tyre, Poem Blu.
Almeda ndau me ndjekësit në Instastory një foto të momentit kur Efehan, djali i saj, është takuar për herë të parë me Poem Blu.
“E gjetëm nusen ne. Efehan dhe Poema e bukur”, shkroi aktorja krahas fotos së dy fëmijëve.
Më 8 qershor të këtij viti Almeda dhe aktori turk mirëpritën në jetë një vajzë, të cilën e pagëzuan me emrin Alina. Ndërkohë Poem Blu erdhi në jetë më 14 dhjetor të vitit të kaluar.
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panoramaplus.al