16 Prill, 2022

Alvisa lë pas historinë me Bashkimin, nis një lidhje me Argjendin?


Alvisa mund të quhet padyshim kryefjala e këtij edicioni të “Përputhen”. Konkurrentja bëri bujë me historinë e komplikuar që pati me ish të dashurin Hysen Rama. Megjithatë ajo arriti që të dilte nga ky format me djalin që pëlqente.

Por jashtë emisionit lidhja e dy të rinjve nuk zgjati shumë dhe shpejt ato konfirmuan ndarjen e tyre. Por tashmë rrjeti ka shpërthyer, pas postimeve të fundit që bjondja ka bërë. Ajo ka publikuar një video me Argjendin një tjetër ish-konkurrent të Përputhen, të cilit i kërkon që ta dojë, ti bëjë qejfin dhe të mos i bërtasë.

Por sapo në rrjet nisi të përflitej për një lidhje mes tyre, ajo ka publikuar edhe njëherë tjetër me Argjendin. Të dy shfaqen në shoqërinë e njëri-tjetrit, duke provokuar edhe më shumë rreth aludimeve se mes dy të rinjve ka nisur një lidhje. Kujtojmë se në nisje të Përputhen ata patën një pëlqim, por gjithçka u mbyll shpejt dhe Alvisa u përqëndrua tek Bashkimi, ndërsa Argjendi tek Ritvana.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al