17 Maj, 2022

Alvisa Qarri flet për ndarjen nga Bashkim Saiti dhe rikthimin e përfolur me ish-të dashurin


Pavarësisht spekulimeve, Alvisa Qarri thotë se është single dhe nuk ka nisur asnjë lidhje të re pas ndarjes nga Bashkim Saiti.

 Ajo shprehet se nuk do të ndryshonte veprimet që ka bërë në program, por vetëm ndikim që ka pasur nga faktorët e jashtëm. Ish-konkurrentja doli çift me Bashkimin, një lidhje e cila nuk zgjati shumë, ndërsa sqaroi arsyet që çuan në një vendim  të tillë.

Fatkeqësisht nuk zgjati, pasi kemi pasur probleme kohët e fundit të cilat u bënë të mëdha. Ne jemi takuar, kemi komunikuar dhe i ndamë gjërat”, u shpreh ajo gjatë rikthimit në programin e dashurisë. Pas një kohe shumë të gjatë ajo i kërkoi falje edhe familjes së saj, pasi morën vesh publikisht diçka që nuk e dinin, bëhet fjalë për lidhjen me ish të dashurin.

Për sa i përket jetës jashtë kamerave, Alvisa sqaroi se gjithçka është shumë e qetë dhe nuk është në një lidhje. Madje ajo deklaroi se nuk është rikthyer me të dashurin e saj pavarësisht spekulimeve të shumta.

Bashkimi dhe Alvisa ishin çifti i parë që doli nga Për’puthen këtë sezon, duke vendosur që të vijojnë lidhjen jashtë. Megjithatë, gjërat nuk shkuan siç duhet dhe pas disa javësh ata vendosën që t’i ndërpresin marrëdhëniet. Ishte Bashkimi ai që deklaroi ndarjen nga Alvisa nëpërmjet një postimi në Instagram.

Bashkimi ka deklaruar në intervista pas ndarjes se të njohësh dikë para ekranit është shumë më ndryshe se jashtë. Sipas ish-konkurrentit gjatë emisionit ka vepruar më shumë me ndjenjë dhe se kishte një presion edhe më të madh ndërsa jashtë ka vepruar me një logjikë më të ftohtë.

I pyetur sesi është tashmë raporti i tij me Alvisën pas ndarjes, Bashkimi ka treguar se patën një ndarje të qetë kanë shkëmbyer disa mesazhe por jo diçka më shumë. Nga ana tjetër Alvisa është shprehur se ishte falënderuese për gjithçka përjetoi me Bashkimin, por ka thënë se nuk ka më shanse që ata të rikthehet bashkë.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al