Komenti i Beatrix Ramosaj në foton e Bora Zemanit në mbrëmbjen kur ajo takoi ish të dashurin e saj Donald Veshaj, u bë viral në rrjet pasi këngëtarja nisi një romancë në BBV me aktorin e humorit.
Ky koment duket se vazhdon ende të përflitet dhe kësaj here është risjellë në vëmendje nga ish-konkurrentja e Për’Puthen, Mikela Pupa.
Ajo ka rispostuar një story në llogarinë e saj në Instagram ku shkruhet:
“Puthje, puthje, @mikelapupa @erionkukaj. Se më dëgjuan komshinjtë!”
Ndësa ish-konkurrentja, e cila doli çift nga programi me Erion Kukajn, ka thumbuar Beatrix Ramosajn në përgjigjen e saj:
“Aman se është ters kur përmenden komshinjtë”- shkruan Mikela në Instastory-n e publikuar.
Kujtojmë që më herët Beatrix Ramosaj ka treguar se i merr me sportivitet gafat që ka bërë në “Big Brother VIP” dhe madje nuk ka ngurruar t’i risjellë.
“Më kujtuat se sa bukur është të dashurosh. Me zemër në dorë dje i çmenda komshinjtë duke bërtit. Të dua zemër”. – i shkroi këngëtarja Bora Zemanit në fotot që postoi ajo pas surprizës që i bëri Semit dhe Donaldit në “Big Brother VIP”. Ky koment mori vëmendje sidomos pas lidhjes së saj me Donaldin dhe njerëzit e risollën në vëmendje si një gjë jo shumë të bukur.
Shumë prej tyre janë të mendimit se ajo ka qenë fanse e historisë se Donaldit dhe Borën por u lidh me të pa folur rreth ndjenjave të tij. E megjtihatë, pavarësisht kritikave apo interpretimeve që iu bënë këtij komenti, Beatrix duket se po e përdor për marketing.
Ajo ka postuar pak ditë më parë një status në Twitter ku shkruan “Komshinjtë e kujt do çmenden këtë javë”.
Kaq ka mjaftuar që ndjekësit të shpërthejnë në komente, disa suportues, e të tjerë kritikë.
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panoramaplus.al