Amarda Toska është sot vajza e ditëlindjes! Moderatorja e ka nisur ditën me surpriza siç ishte ajo nga stafi i punës.
Toska ka ndarë në Instastory një video, me anë të së cilës ka treguar edhe dhuratat që ka marrë.
Në video duken tullumbacet e mëdha si dhe urimi “Gëzuar ditëlindjen“. Bashkangjitur me to kishte edhe disa letra të vogla të mbushura me urime për t’ia bërë Amit ditën sa më të veçantë.
“Surprizat e ëmbla nga stafi. Ju dua”,- shkroi ajo krahas postimit.
Ami ka festuar sot 39-vjetorin e lindjes.
Toska dhe bahkëshorti i saj, aktori i humorit, Ermal Mamaqi, janë prindër të dy fëmijëve, të një djali dhe të një vajze.
Prej disa vitesh, ajo nuk është më pjesë e ekranit, sepse është fokusuar tek bizneset që ka.
Ndërkohë, Ermali iu përkushtua filmave dhe i fundit që realizoi ishte “I Love Tropoja”.
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panoramaplus.al