Amarda Toska feston sot ditëlindjen dhe në këtë ditë të veçantë për të nuk ka munguar një urim publik dhe një surprizë nga bashkëshorti i saj Ermal Mamaqi.
Ami mbush sot 40 vjeç dhe është shembulli konkret i shprehjes se “Mosha është thjesht një numër”. Teksa postoi një foto të sajën në rrjetet sociale Ermali shkroi: “Qofsh e lumtur gjithmonë dashuria ime”.
Më pas ai e ka surprizuar atë me disa ‘pemë me trëndafila’ dhe këtë na e ka treguar vetë moderatorja. Ajo ka ndarë disa foto në Instagram nga surpriza duke shkruar:
“Çdo gjë që bën për mua është më shumë se normalja….Si këto pemë me trëndafila sot”.
View this post on Instagram
Kujtojmë se prej disa vitesh, Ami nuk është më pjesë e ekranit, sepse është fokusuar tek bota e biznesit. Po ashtu, edhe Ermali i cili gjatë kësaj periudhe ai i është përkushtuar kinematografisë, si producent dhe aktor, teksa pas “Xing me Ermalin” nuk ka sjellë më asnjë emision.
Megjithatë, së fundmi do e shohim sërish çdo javë në ekran, krah Xhemi Shehut dhe Salsano Rrapit. Bëhet fjalë për emisionin “Qesh mirë kush qesh i fundit”, një spektakël humoristik dhe do drejtohet nga Salsano Rrapi dhe Xhemi.
Kurse Ami nuk ka ende një projekt të ri, ndonëse në intervista të nryshme është shprehur e gatshme për tu rikthyer në ekran.
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panoramaplus.al