21 Korrik, 2022

Amber Heard apelon zyrtarisht vendimin e gjykatës për çështjen kundër Johnny Depp


Amber Heard po apelon zyrtarisht vendimin e gjyaktës për gjyqin e shpifjes kundër Johnny Depp.

Avokatët e Amber depozituan dokumentet e nevojshme të enjten në Fairfax County, Virxhinia për të apeluar vendimin prej 10.3 milionë dollarësh që juria vendosi që ajo t’i paguajë ish-bashkëshortit të saj.

Një zëdhënës i Amber tha për TMZ: “Ne besojmë se gjykata bëri gabime që penguan një vendim të drejtë dhe në përputhje me Amendamentin e Parë. Prandaj ne po apelojmë vendimin. Ndërkohë që e kuptojmë se depozitimi i sotëm do të ndizet me zjarret në Tëitter, ka hapa që duhet të ndërmarrim për të siguruar drejtësi.”

Juria vendosi gjithashtu se Johnny duhej të paguante Amberin 2 milionë dollarë, kështu që në fakt ajo i detyrohej atij një total prej 8.3 milionë dollarësh dëmshpërblim – megjithatë ajo ishte zotuar që nga dita e vendimit se do të apelonte.

Amber ka paraqitur gjithashtu një mocion duke kërkuar një gjykim të ri , pasi një nga juristët e çështjes kishte ardhur në gjykatë në vend të të atit. Megjithatë, gjyqtari e hodhi poshtë këtë kërkesë (Lexo këtu).

Depp nuk duket i shqetësuar për ndjekjen e Amber për apelimin e vendimit. Përfaqësuesi i tij i tha TMZ: “Juria dëgjoi provat e gjera të paraqitura gjatë gjyqit gjashtë-javor dhe arriti në një vendim të qartë dhe unanim që vetë e pandehura shpifte zotin Depp në shumë raste. Ne mbetemi të sigurt në çështjen tonë dhe se ky aktgjykim do të qëndrojë”.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al