13 Qershor, 2022

Amber Heard flet për urrejten që mori në rrjetet sociale gjatë gjyqit kundër Johnny Depp: Nuk më intereson se çfarë mendojnë…


Amber Heard ka deklaruar se urrejtja që ajo mori në internet gjatë betejës ligjore kundër Johnny Depp nënkuptonte një “përfaqësim të padrejtë” të çështjes në mediat sociale.

Dy javë më parë, juria vendosi se pretendimi i saj për abuzim në familje ishte shpifës dhe i rremë. Heard, në intervistën e saj të parë që nga vendimi, tha se ajo nuk fajëson jurinë që i besuan ish-burrit të saj. Ata kishin dëgjuar “tre javë dëshmi të pandërprera, të pamëshirshme” për “si isha një person jo i besueshëm”, tha ajo.

Mbështetja për aktorin e “Pirates of the Caribbean” ishte shumë më e madhe se ajo për Heard në mediat sociale gjatë gjyqit, ku shumë mbështetës të Depp drejtonin kritika të rënda ndaj saj dhe besueshmërisë së saj.

Duke folur për NBC, aktorja tha: “Nuk më intereson se çfarë mendon për mua apo çfarë gjykimesh doni të bëni për atë që ndodhi në privatësinë e shtëpisë sime, në martesën time, pas dyerve të mbyllura. Unë nuk supozoj se një person mesatar duhet t’i dijë këto gjëra. Dhe kështu nuk e marr personalisht. Por edhe dikush që është i sigurt se unë e meritoj gjithë këtë urrejtje dhe vitriol, edhe nëse mendon se po gënjej, prapë nuk mund të më shikosh në sy dhe të më thuash që mendon se në mediat sociale ka pasur një përfaqësim të drejtë. Nuk mund të më thuash se mendon se kjo ka qenë e drejtë.”

Juria në Fairfax, Virxhinia, i dha 10.35 milionë dollarë dëmshpërblim Depp-it pasi vendosi se Heard e kishte shpifur për çështjen kryesore të abuzimit në familje. Heard ka deklaroi se do të apelojë vendimin e Gjykatës.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al