Whitney Henriquez, nuk është penduar për dëshminë në gjyqin e Amber Heard kundër Johnny Depp, duke e mbështetur përsëri motrën e saj edhe pas humbjes.
Whitney Henriquez ndau mbështetjen e saj për Amber Heard, disa ditë pasi juri vendosi në favor të ish-kunatit të saj. Ajo tha se do të dëshmonte përsëri të njejtën gjë. Fotografia e bashkangjitur me mesazhin ishte vetëm një hashtag — #istandwithamberheard.
Ajo shkruan, “Unë ende qëndroj me ty, motër. Dje, sot dhe nesër do të jem gjithmonë krenare për ty që qëndrove në këmbë për veten, që dëshmove si këtu në Virxhinia ashtu edhe në MB, dhe që jeni zëri i shumë njerëzve që nuk mund të flasin për gjërat që ndodhin pas dyerve të mbyllura. Ne e dinim se kjo do të ishte një betejë e vështirë dhe se letrat ishin grumbulluar kundër nesh. Por ti u ngrite dhe fole pa marrë parasysh”.
Whitney thotë se e di atë që pa dhe do të ngjitej në tribunë në favor të Amberit një “milion herë më shumë”. Ajo gjithashtu thotë se ende qëndron me motrën e saj ashtu si të tjerët, pavarësisht rezultatit.
Whitney ishte një nga disa dëshmitarë të ekipit Amber në gjyqin 6-javor në Virxhinia – dhe ajo ishte kyçe, sepse ishte i vetmi person që mund të thoshte se ka parë një përleshje fizike mes ish-çifti. Qhitney pretendoi se Johnny e goditi atë fillimisht dhe më pas vazhdoi të godiste Amberin në majë të një shkalle … aka, “momenti i Kate Moss”.
Mundësia për të dëshmuar edhe një herë në emër të Amber-it mund të vijë më vonë nëse motra e saj do të ndjekë në të vërtetë apelimin e vendimit siç ajo ka thënë se do ta bëjë.
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panoramaplus.al