26 Maj, 2022

Amber Heard mohon akuzat e ish-punonjësit të TMZ, aktorja përlotet përsëri në sallën e gjyqit: Njerëzit duan të më vrasin


Aktorja Amber Heard ka shpërhyer përsëri në lot gjatë dëshmisë së saj në gjyqin për shpifje kundër Johnny Depp.

Një ditë më parë në gjyq u thirr si dëshmitar ish-punonjësi i TMZ i cili tha se ishte udhëzuar nga një burim i sigurt, të dërgonte fotografë në një gjykatë në Los Angeles më 27 maj 2016 – ditën kur Heard kërkoi një urdhër ndalimi të përkohshëm për Depp.

Kjo dëshmi është mohuar nga aktorja Amber Heard, e cila u kthye në tribunë ditën e sotme.

“Unë nuk e kam thirrur TMZ-në apo ndonjë burim tjetër lajmesh apo burim paparacësh, askënd”, këmbënguli Heard në sallën e gjyqit.

Avokatja e Depp, Camille Vasquez dhe Heard folën për udhëtimin e aktores në gjykatën e Los Anxhelos në maj të vitit 2016, duke rikrijuar dëshminë e fudit të Heard.

“Cili i mbijetuari aktual i dhunës në familje e dëshiron këtë? Nëse do të doja ta zbuloja, do të kisha bërë shumë më tepër me të”, tha Heard pasi Vasquez e akuzoi se ishte në kontakte me TMZ.

Vasquez u përgjigj: “Ju dëshmuat më herët se nuk dinit si t’i zbulonit gjërat.”

Duke folur për ndikimin e divorcit të saj publik nga Depp gjatë marrjes në pyetje, Heard u përlot duke thënë: “Njerëzit duan të më vrasin”.

“Njerëzit duan të lëndojnë fëmijën tim dhe ma thonë këtë,” tha nëna e 1-vjeçares Oonagh Paige Heard.

Duke parë drejtpërdrejt jurinë, Heard shtoi: “Johnny … më premtoi se nëse do ta lija ndonjëherë, do të më bënte të mendoj për të çdo ditë që jetoj. Në ngacmimet dhe poshtërimet, fushata kundër meje që ka bërë jehonë çdo ditë në mediat sociale. Dhe tani para kamerave në këtë dhomë. Çdo ditë më duhet të rijetoj traumën. Ndoshta është e lehtë të harrosh, por unë jam qenie njerëzore,”

“Mbrojtja e sekretit tim, për aq kohë sa e bëra, më ka marrë mjaft zërin,” tha ajo. “Unë kam të drejtën për zërin tim dhe emrin tim… Unë si amerikane kam të drejtë të tregoj historinë time.”

Pas marrjes në pyetje, avokatja e Depp hapi linjën e marrjes në pyetje duke thënë: “Ju thatë se ky gjyq ka qenë i vështirë për ju. Pra, le të flasim për këtë.”

“Gënjeshtrat tuaja janë ekspozuar para botës,” akuzoi Vasquez.

“Unë nuk kam gënjyer për asgjë që kam thënë këtu,” u përgjigj Heard, duke parë jurinë.

Dyshja vazhduan të ‘grindeshin’ për disa dëshmi të mëparshme, duke përfshirë atë të ish-mikut më të mirë të Heard, Rocky Pennington.

Vasquez renditi një mori dëshmitarësh që erdhën për të dëshmuar në emër të Depp, duke e pyetur Heard nëse ajo “priste” që ata të paraqiteshin në gjykatë.

“Unë e di se sa njerëz do të vijnë këtu për të mbështetur Johnny,” u përgjigj ajo, duke shtuar  pjesërisht arsyen pse ajo zgjodhi të shkruante shkrimin e vitit 2018 në The Washington Post për të cilin Depp tani po e padit atë.

Pas një ridrejtimi të shkurtër që pasoi pyetjen e tërthortë të Vasquez, procedurat gjyqësore përfunduan pak pas mesditës të së enjtes

Juria do të kthehet në sallën e gjyqit të premten në orën 9 të mëngjesit për diskutimet përfundimtare dhe më pas do të marrin kohën e tyre për të diskutuar.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al