25 Maj, 2022

Amber Heard tha se Johnny Depp e hodhi nga shkallët, Kate Moss del para Gjykatës: Ja dëshmia e modeles që mund të ndryshojë gjithçka


Me siguri e mbani mend videon epike të avokatit të Johnny Depp Ben Chew një prej seancave të fundit të gjyqit duke u gëzuar pasi Amber përmendi ish-të dashurën e tij super yllin, Kate Moss.

Nëse jo, po risjellim në vëmendje se Amber pretendoi se në një debat në vitin 2015 me burrin e saj, ajo u shqetësua se ai do të dëmtonte motrën e saj, Whitney, e cila ishte e pranishme në sherrin e tyre atë kohë. Ajo tha se në atë moment “mendoi për Kate Moss dhe rënien e saj nga shkallët”. Komentet e saj shkaktuan një reagim nga avokati i Johnny i cili mund të shihej duke qeshur e festuar. Videoja nga ai tregon avokatin e Johnny duke u kthyer nga kolegët e tij dhe duke bërtitur “Po!” përpara se t’i drejtohej klientit të tij  dhe të thotë: “Mos reagoni. Kjo është perfekte!” Johnny, nga ana tjetër, mban kokën ulur, por mund të shihet duke buzëqeshur dhe duke tundur kokën. Reagimi i njerëzve ndaj ‘festës’ së Ben ka qenë i madh.

 

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Law & Crime (@lawandcrime)

Dhe Benit nuk i shkoi kot festa pasi Kate Moss doli sot në Gjykatë për të dëshmuar në favor të Depp. Moss, e cila ishte në lidhje me Depp në vitet ’90, nuk e ka akuzuar kurrë aktorin për abuzim, por Heard më parë pretendoi gjatë gjyqit të tyre në 2020 në Mbretërinë e Bashkuar se dy persona i thanë asaj se Depp e shtyu Moss-in një herë nga shkallët. Moss mohoi pretendimet në dëshmi, e cila zgjati më pak se pesë minuta.

Modelja kujtoi një incident në Xhamajka ku ajo dhe Depp po dilnin nga një dhomë pas një stuhie shiu. Moss dëshmoi se Depp doli i pari nga dhoma dhe ajo e ndoqi. “Rrëshqita nga shkallët dhe lëndova shpinën dhe bërtita se nuk e dija se çfarë më ndodhi dhe kisha dhimbje”, dëshmoi ajo. “Ai u kthye me vrap për të më ndihmuar dhe më çoi në dhomën time dhe lajmëroi mjekët.” Moss shtoi: “Ai kurrë nuk më shtyu, më shkelmoi apo më hodhi nga shkallët.”

Depp po padit Heardin për shpifje lidhur me një shkrim të dhjetorit 2018 që ajo shkroi në ‘The Washington Post’ duke e përshkruar veten si “një figurë publike që përfaqëson abuzimin në familje”. Depp e ka mohuar se e ka goditur ndonjëherë Heardin dhe thotë se ajo ishte abuzuese në lidhje. Heard ka dëshmuar për një sërë rastesh kur është abuzuar fizikisht dhe seksualisht nga Depp.

Aktgjykimi pritet të merret të premten.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al