13 Qershor, 2022

Amber Heard thyen heshtjen pas humbjes ndaj Johnny Depp/ Aktorja ironizon vendimin e gjykatës: Nuk i fajësoj, është aktor fantastik


Javën e kaluar, Gjykata e Virxhinias vendosi në favor të Johnny Depp pasi rasti i tij për shpifje kundër ish-bashkëshortes Amber Heard mori fund.

Ish-çifti i njohur i aktorëve u përballën me njëri tjetrin për rreth një muaj, në seanca intensive duke akuzuar dhe nxjerrë në pah marrëdhënien e tyre komplekse.

Pas përfundimit të gjyqit, Johnny Depp ndau me ndjekësit e tij një video në TikTok me një shkrim drejtuar fansave të tij.

Ndërsa për herë të parë, pala tjetër e përfshirë në gjyqin e famshëm, aktorja Amber Heard është shprehur mbi vendimin e gjykatës në një intervistë për “Today”. Në një fragment të shkëputur ajo ironizon përfundimin e gjyqit duke u shprehur se gjyqtarët nuk kishin faj, pasi Depp është një aktor i zoti.

“Unë nuk i fajësoj, nuk i fajësoj. Unë në fakt e kuptoj. Ai është një personazh i dashur dhe njerëzit mendojnë se e njohin atë. Ai është një aktor fantastik,” –u shpreh Amber për ish-partnerin e saj.

“Përsëri, si mundën ata të dëgjonin tre javë e gjysmë dëshmi se si unë isha një person i pabesueshëm dhe të mos besonin një fjalë që doli nga goja ime,”-shtoi më tej aktorja.

Ju kujtojmë që gjyqi gjashtë-javor u shkaktua nga një shkrim që Amber kishte shkruar për ‘Ëashington Post’ në vitin 2018, e cila bëri thirrje që të kishte më shumë mbështetje për gratë që i kishin mbijetuar dhunës në familje. Edhe pse nuk e përmendi Johnny me emër, ajo deklaroi se ishte një figurë publike përfaqësuese për gratë e abuzuara, kur ajo bëri kërkesë për divorc nga aktori dhe mori një masë ndalimi të përkohshëm ndaj tij.

Në një deklaratë në atë kohë, Amber pretendoi se Johnny kishte qenë “abuzuar verbalisht dhe fizikisht” ndaj saj gjatë gjithë marrëdhënies së tyre. Johnny ka mohuar abuzimin e Amberit dhe ngriti një padi për shpifje në përgjigje të shkrimit të saj. Çështja shkoi në gjyq në prill të këtij viti – dy vjet pasi Johnny humbi një çështje shpifjeje kundër tabloidit britanik The Sun.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al