Ana Gjebrea, vajza e Ardit Gjebreas ka folur së fundmi për lidhjen e saj me të atin dhe për nisjen e karrierës së saj muzikore.
Vitet e fundit Ana ka realizuar disa projekte muzikore të cilat tregojnë se po ecën nën hapat e të atit. Ajo foli për eksperiencën në Eurovision, ku përfaqësoi vendin tonë, duke e cilësuar atë si të paharrueshme.
“Është një eksperiencë e paharrueshme. Para se të dilja në skenë mami ishte në ankth dhe mbaj mend i kam thënë mamit mezi pres të dal në skenë”, tha ajo teksa ishte e ftuar në “Ftesë në 5.”
Duke folur për performancën në festivalin europian, ajo tregoi edhe opinionin e të atit, Ardit Gjebrea, i cili ka një lidhje të veçantë me muzikën.
“Babit i pëlqeu me të thënë të drejtën. Këshillat që më dha ishin shijoje deri në fund. Dhe unë thashë do e shijoj dhe do bëj më të mirën”, u shpreh Ana.
Fillimet e saj muzikore datojnë vite më parë kur Ana ishte ende e vogël, por më pas tregoi se dalja në “Këngën Magjike” e ka shtyrë më shumë drejt kësaj fushe.
“Kam filluar të këndoj shumë e vogël por më pas me babin. Unë kam filluar që të këndoj vetë dhe më pas kemi dalë tek Kënga Magjike dhe më pëlqeu dhe doja të vazhdoja më pas”, tha Ana.
Ana u pyet gjithashtu për këngëtarin e saj të preferuar. Ajo nuk nguroi të përgjigjej duke thënë se nuk kishte këngëtarë të preferuar, por këngë të preferuara.
Nuk munguan as preferencat e këngëve të babit të saj, ndërsa specifikon këngën “Kur të jesh mërzitur”.
“Mua më pëlqejnë që të gjitha këngët e babit. Më pëlqen “Kur të jesh mërzitur shumë”. E këndoja shpesh me babin e vogël. Bëjmë karaoke çdo ditë me main bëjmë, ndërsa babi kur kthehet nga puna bashkohet me ne”, u shpreh ajo.
Në lidhje me ngjashmëritë e saj me prindërit, Anila dhe Ardit Gjebrea, Ana shprehet se i ngjan mamit nga pamja, ndërsa babit në muzikë.
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panoramaplus.al