7 Gusht, 2022

Ana Kabashi: Do të doja një darkë me Obamën dhe Elon Musk! Këngëtarja kosovare: “Në fillim do bëj karrierë, pastaj fëmijë”


Ka vite që bën muzikë dhe tashmë ka një karrierë mjaft të suksesshme. Ana Kabashi, këngëtarja kosovare, vjen në një intervistë ndryshe duke treguar anën tjetër të karrierës dhe jetës profesionale.

ana kabashi2g

Kur zgjohet e çfarë preferon, cilat janë planet e saj e shumë gjëra të tjera lexoni për atë në këtë intervistë.

ana kabashi

Si kalon një 24-orësh i juaji?

24-orëshi im varet nga sezonet dhe si jemi me punën që zakonisht nuk na mundëson të kemi një orar të rregullt, por po e përshkruaj një ditë më të zakonshme që është të zgjohesh në ora 10, pastaj vazhdoj në fitnes dhe filloj me takime për punë nëse kam dhe në mbrëmje mundohem të kem një darkë të mirë diku me familje ose me shoqëri.

ana kabashi2

Kur je e lirë, çfarë bën?

Kur jam e lirë shkruaj tekste, lexoj, pikturoj, fitness ose takoj nipat e mi Noa dhe Arti.

Ke gjithmonë angazhime, të ftojnë nëpër koncerte?

Gjithmonë jam prezente në mbrëmje.

ana kabashi5

Çfarë ushqimesh preferon të përgatisësh kur je e lirë?

Unë preferoj ushqim që ka shije “sweet and sour” dhe mundohem të përgatisë ashtu edhe pse nuk jam shumë njeri që di të përgatisë vet, por mundohem dhe arrijë diçka të mirë ose në fund porosis online (qesh).

ana kabashi6

Me çfarë e josh më shumë të dashurin (nëse je në lidhje)?

Nuk jam në lidhje, por mendoj që spontaniteti në lidhje është diçka që të mban kurioz për më shumë.

ana kabashi9

Blen dhe gjëra të lira apo gjithmonë “firmato”?

Blej edhe ashtu edhe kështu, ka raste që blej gjëra shumë të lira, por që rrinë shumë bukur dhe i kombinoj me gjëra “firmato”, ka raste që janë krejt “firmato” po duken “cheap”. Stilin nuk ta jep leku po se pate vetë edhe krejt “firmato” të vishesh, kur nuk ke stil do dukesh “cheap”.

ana kabashi11

Ju ka ndodhur që të refuzoni ndonjë mashkull vetëm pse ai nuk është i bukur?

Ka ndodhur po ndoshta jo pse nuk ka qenë i bukur por qasja e tij ndaj meje ka qenë e gabuar, për mua ka shumë rëndësi se si më flet dikush ose si më drejtohet dhe aty merr kah biseda ose nuk merr fare.

ana kabashi13

Tipari kryesor i karakterit tuaj?

Jam shumë reale e drejtpërdrejt. Çfarë do të ndryshonit te vetja nëse do mundeshit? Asgjë, jo që kam gjithçka në rregull, por njeriu çdo ditë mëson për veten dhe ato që nuk më pëlqejnë mundohem të punoj me veten dhe të nxjerr versionin më të mirë timin.

ana kabashi3

Terapia juaj kundër stresit?

Muzika, sporti, familja, shoqëria.

Cilët do ishin të ftuarit e një darkë ideale në shtëpinë tuaj?

Barack Obama, Edi Rama, Elon Musk, Jessie J, Jay Z, Marilyn Monroe.

ana kabashi7

Cili personazh filmash apo librash ju frymëzon?

Personazh në filma më pëlqen shumë Denzel Washington, ndërsa për libra lexoj më shumë psikologji dhe për universe.

ana kabashi8

Dhurata që ju pëlqen të bëni?

Kam qejf të bëj dhurata me një kuptim të mirë për atë person dhe jo vetëm diçka që ka vlerë monetare, por nuk ka vlerë shpirtërore.

ana kabashi10

Talenti që do të doje të kishe?

Unë si person kam shumë talente (qesh), por talent ekstra ndoshta do doja të kisha për “car racing” edhe pse jam shumë e mirë në makinë, por e kisha provuar diçka më profesionale ku zhvillohen “car racing”.

Deri ku do arrinit për dashurinë?

Dashuria është një ndjenjë që na ngjallë shpirtin dhe mendoj që ia vlen për dashurinë gjithçka.

ana kabashi4

Në cilën epokë do kishit dashur të jetonit?

Kisha pas dëshirë të jetoja në vitet ‘50-‘80, janë komplet dy kohëra të ndryshme me njëra tjetrën, por do doja të kisha përjetuar këto kohë.

Ju trembin vitet që ikin?

Po pak po, por mundohem që kjo kohë që ikë të jetë e vlefshme.

ana kabashi1

Frika duhet fshehur?

Varet prej situatës, nganjëherë është mirë të fshehësh nganjëherë është mirë të tregosh thjeshtë duhet të dish të lexosh situatën që mos të biesh viktimë e dikujt. Por, varet edhe çfarë frika flasim sepse nëse ke frikë nga diçka që ka të bëj me shëndetin mental atëherë duhet të flasësh me dikë, nuk duhet të heshtësh.

6

Vdekja ju tmerron?

Si fëmijë e kam pas frikë vdekjen (qesh), mendoja rritesh punon dhe në fund vdes, më tmerronte ky mendim por kur fillove të kuptoj jetën tash nuk kam frikë, Zoti i di punët e tij më mirë.

ana kabashi12

Karrierë pastaj fëmijë apo fëmijë pastaj karriera?

Kam menduar që karrierë pastaj fëmijë, sepse njerëzit japin ide kot, por tash mendoj që mund të bësh të dyja vetëm se normal duhet të jetë dikush që të kupton ty si artiste që mund të krijosh familje, përndryshe është problem.

Po sikur të ishe një film, si do të ishte titulli i tij?

“The Unbreakable Ana”.

ana kabashi3sana kabashi 33ana kabashi93ana kabashi33ana kabashi.22ana kabashi22

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al