Aktorja Annais Lika, e ftuar në mëngjes në “”Wake Up”, ka folur dhe për jetën e saj private, ku rrëfeu se është e dashuruar.
“Jam e dashuruar, por “ai” nuk është artist. E kam shumë xhan”, u shpreh Anna, pa dashur të bëjë publike emrin.
Ndërkaq aktorja tha se shfaqja e parë “Çifti i çuditshëm” me regji të Inis Gjonit, mund të jetë një nga ato shfaqje që mund t’i hapë rrugën në të ardhmen.
“Jam në një diskutim me një mikeshën time për një shfaqje tjetër”, tha aktorja. Ajo ka qenë pjesë e “Pa Limit”, në Top Channel, ku ishte një ndër aktoret më të dashura të së dielës./Tch/
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panoramaplus.al