Eurovizioni i këtij viti është padyshim më i politizuari ndër edicionet e viteve të mëparshme. Kjo sipas një analize të BBC, ka disa arsye.
Së pari, Rusia është ndaluar që të marrë pjesë. Ukraina është favoriti kryesor për të fituar, kjo duke u nisur nga një ndjenjë e përgjithshme solidariteti me pjesën tjetër të kontinentit.
Por ngjarja e këtij viti është politike edhe për arsye të tjera. Grupi i njohur muzikor Kalush që do të përfaqësojë sot Ukrainën, nuk ishte zgjedhja e parë e vendit.
Fillimisht ishte reperja 29-vjeçare Alina Pash. Por kur u pretendua se ajo kishte vizituar Krimenë e pushtuar nga Rusia, ajo u skualifikua mes protestave publike.
Grupi muzikor Kalush, zuri vendin e 29-vjeçares. Të veshur me kostume tradicionale dhe duke u mbështetur në traditat muzikore të gjata, Kalush vijnë në formën e një kritike ndaj sugjerimit, të përsëritur shpesh nga Vladimir Putin, se Ukraina nuk është një shtet i vërtetë, por thjesht një “Rusi e vogël”, një rajon që ka nevojë riintegrimi.
Sonte, kur Orkestra Kalush të ngjitet në skenë, ata do të përfaqësojnë një komb që ka gjithnjë e më shumë besim në vetvete. Dhe këtu qëndron ironia, disa do të thoshin gabim strategjik, në zemër të pushtimit të presidentit Putin.
Një luftë e bazuar në idenë se ky vend nuk kishte identitet kombëtar, nuk kishte mite themelore, nuk kishte heronj kombëtarë, nuk kishte vullnet për të rezistuar, është ajo që e bashkon Ukrainën më shumë çdo ditë që kalon.
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panoramaplus.al