11 Mars, 2022

Andi Shehi reagon për herë të parë pas ndarjes nga Melisa Lleshi: Do doja ta dije se…


Telenovela mes dy ish-konkurrentëve të “Për’puthen”, Andi dhe Melisa, vijon në rrjetet sociale. Sot ka qenë Andi ai që ka bërë një reagim në Instagram.

Ai ka postuar një status ku shkruan: “Do doja ta dije si ndihem”, duke lënë të nënkuptohet se ky mesazh i drejtohet Melisës.

Ishte pikërisht kjo e fundit që përmes disa Instastory-sh ka marrë vëmendjen e ndjekësve. Në një status të para pak ditësh ajo shkruante se ishte e penduar deri në pikë të fundit duke shtuar:“ Veç unë e ti e dimë sa shumë nuk kam folur. Nuk më intereson çka ju të gjithë mendoni sepse ky është limiti”.

Ajo e kishte hequr Andin nga lista e personave që ndiqte teksa kishte fshirë po ashtu edhe fotot. Njësoj si ajo kishte vepruar edhe Andi. Pas një dite Melisa reagoi sërish në rrjetet sociale duke shkruar “Mbase jam pak impulsive, më fal për fjalët e gabuara që të thashë sepse isha me nerva”.

Kjo nuk është hera e parë që çifti zënkat apo keqkuptimet i pasqyron në rrjetet e tyre sociale. Edhe herë të tjera është përsëritur e njëjta gjë dhe pak pas kohësh ata janë ribashkuar.

Nuk dihet nëse ata janë më të vërtetë kaq impulsivë sa pretendojnë apo është e gjitha një strategji për të qenë në qendër të vëmendjes dhe mediave.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al