2 Prill, 2022

Andrew Garfield i jep fund lidhjes një muaj pas zyrtarizimit, çfarë ndodhi mes tij dhe Alyssa Miller


Andrew Garfield është sërish beqar.

Andrew dhe e dashura e tij, Alyssa Miller, thuhet se janë ndarë vetëm një muaj pasi zyrtarizuan lidhjen e tyre duke u shfaqur në tapetin e kuq si çift.

Ata ishin bashkë për mjaft kohë përpara se të dilnin publikisht, por oraret e punës ua bënë vërtetë të vështirë të shiheshim”, ka thënë një burim për “The Sun”. “Për më tepër, u bë e qartë se kishte disa ndryshime mes tyre dhe arritën në përfundimin se janë më mirë të ndarë, të paktën tani për tani”.

Gazeta britanike raporton se burimet i kanë thënë se Garfield dhe Miller ishin një çift vërtet i bukur dhe gjërat në fillim po shkonin mirë, por lidhja e tyre thjesht nuk funksionoi.

Ishte zhgënjyese për Andrew sepse ai do të kishte dashur të kishte ndarë emocionet e sezonit të çmimeve me dikë që donte, por është e shkruar mos të ndodhë kështu”, shtoi burimi.

Ylli i “Amazing Spider-Man” thuhet se po kalon mirë pavarësisht rrethanave dhe po përpiqet të qëndrojë në humor. “Ai po e mban kokën lart dhe po i kushton pak kohë vetes pas disa muajsh plot tension”, tha burimi për gazetën.

Garfield, 38 vjeç, dhe Miller, 32 vjeç, e bënë publike lidhjen e tyre ndërsa morën pjesë së bashku në ndarjen e çmimeve “SAG 2022”, më 27 shkurt. Vetëm disa ditë para debutimit të tyre në tapetin e kuq, dyshja u panë duke shkuar në një fushë tenisi në Malibu, para Ditës së Shën Valentinit.

“Ata sigurisht që ishin të lumtur në shoqërinë e njëri-tjetrit dhe nuk fshihnin asgjë”, tha një dëshmitar okular për E! News në atë kohë.

Dy yjet u panë për herë të parë së bashku në nëntor 2021. Miller ka qenë më parë në lidhje me Jake Gyllenhaal në vitin 2014 dhe u përfol se ka qenë e martuar për pak kohë me muzikantin Cam Avery në vitin 2018. Ndërkohë, Garfield ka qenë i lidhur me disa yje të Hollywood, duke përfshirë Emma Stone dhe Rita Orën.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al