Stine dhe Alida Duka janë shumë të suksesshëm në karrierën e tyre si këngëtarë, por rrallëherë i shohim në ekran si vëlla e motër.
Megjithatë, ata kanë dhënë intervistën e tyre të parë si vëlla e motër teksa ishin të ftuar në “Soiree”.
Që në fëmijëri, artistët kanë ndarë bashkë pasionin për muzikën, por ishte kthimi i Stines nga Gjermania në Shqipëri, ai që risolli në tregun muzikor Alidën.
Mes pyetjeve që iu drejtuan, njëra kishte të bënte me bashkëshorten e Stines, Grazian, e cila gjithashtu është këngëtare.
I pyetur se cilën anë mban mes bashkëshortes dhe motrës kur bëjnë “sherr”, Stine tha: “Anën e gruas normalisht. Por, nuk i ndaj dot se secila ka vendin e vet”.
Mirëpo, Alida ka dhënë një përgjigje krejtësisht ndryshe nga vëllai, duke thënë me bindje se ka mbajtur anën e saj.
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panoramaplus.al