31 Dhjetor, 2024

Angelina Jolie dhe Brad Pitt arrijnë marrëveshjen e divorcit pas 8 viteve


Yjet e Hollivudit, Angelina Jolie dhe Brad Pitt kanë arritur një marrëveshje divorci pas tetë vitesh, ka thënë avokati i saj për mediat.

pit joly

Nuk kishte asnjë koment nga avokati i Pitt kur ata u kontaktuan për koment, raporton Associated Press.

Çifti u martua në vitin 2014 dhe kanë gjashtë fëmijë.

Jolie bëri kërkesë për divorc në vitin 2016, duke përmendur “dallimet e papajtueshme”.

Dyshja u përfshi në një betejë të ashpër për kujdestarinë e fëmijëve.

 Në vitin 2021, një gjykatës u dha kujdestarinë e përbashkët të fëmijëve të dy prindërve.

Çifti njihej si “Brangelina” nga fansat dhe u takuan në xhirimet e filmit të vitit 2005 “Zoti dhe zonja Smith”.

Martesa ishte e dyta e Pitt – ai ishte martuar më parë me yllin e “Friends”, Jennifer Aniston – dhe e treta e zonjës Jolie pas aktorëve Billy Bob Thornton dhe Jonny Lee Miller.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al