13 Shtator, 2017

Angelina Jolie: Fëmijët e mi janë miqtë më të mirë që kam, s’më intereson…


Angelina Jolie ka qenë në fokusin publik kohëve të fundit në mesin e historive të ndryshme rreth  divorcin e saj nga Brad Pitt.

Fituesja e Oscarit është duke u përkujdesur për gjashtë fëmijët e saj: Maddox 15 vjeç; Pax 13; Shiloh 11; Zahara 12 dhe binjakët Vivienne e Knox 9.

 

Në një intervistë për NYT Jolie ka falënderuar fëmijët e saj, të cilët e kanë ndihmuar dhe e kanë mbështetur gjatë kohës së krizave dhe për të, ata janë miqtë e saj më të mirë

“Është një situatë shumë e vështirë dhe e dhimbshme, dhe unë dua që familja ime të jetë e shëndetshme”, ka thënë Jolie.

Ajo thotë se nuk ka kohë për argëtim dhe se ajo nuk ka pritur asnjëherë që të jetë e popullarizuar.

“Unë nuk pres asnjëherë që të tjerët të më kuptojë, ose të më pëlqejnë dhe kjo është në rregull për mua, sepse unë e di se kush jam dhe fëmijët e dinë kush jam unë”, është shprehur Jolie.

Angelina dhe Brad kanë bërë publike ndarjen e tyre në shtator të vitit të kaluar.

Një burim i ka thënë DailyMail, se procesi i divorcit është ngadalësuar dukshëm, “por nuk ka ndryshime reale”.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al