30 Janar, 2018

Angelina Jolie merr me vete fëmijët e saj në kampin e refugjatëve


Aktorja e famshme Angelina Jolie ka zhvilluar një vizitë në kampin e Zaatarit në Jordan. Ylli i Hollywood-it zgjodhi që me vete të merrte edhe dy fëmijët e saj, Shiloh, 11 vjeç and Zahara, 13 vjeç.

Ajo është shprehur se kanë qenë fëmijët që i kërkuan ta shoqëronin dhe të takonin familjet siriane, të cilat janë larguar nga vendi i tyre për shkak të luftës 7 vite më parë.

“Vajzat e mia, Zahara and Shiloh më kërkuan të vinë sot këtu në kamp, Ato e kanë kaluar ditën duke biseduar dhe luajtur me fëmijët në kamp të cilët kanë moshën e tyre por që kanë pësuar fatkeqësi të mëdha në jetë duke humbur edhe të afërmit e tyre për shkak të luftës. Por në fund edhe ata janë fëmijë e duhet të gëzojnë të drejtat e tyre ashtu si çdo fëmijë në botë”, përfundoi Jolie.

Ndërkohë kampi i Refugjatëve të Zaatarit, i cili strehon pothuajse 80,000 refugjatë sirianë, u hap në vitin 2012, një vit pasi protestat antiqeveritare u kthyen në dhunë në Siri.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al