Bashkëshortja e liderit të AAK-së, Ramush Haradinaj, Anita Muçaj-Haradinaj ka uruar sot fillimin e vitit të ri shkollor të gjithë fëmijëve bashkë me bashkëshortin. Anita ka shkruar se Trimi sot fillon rrugëtimin e tij në shtegun e gjatë të jetës.
Ja cili është postimi i plotë i saj : “Sot filluam bashkë vitin e ri shkollor!! Trimi filloi rrugëtimin e tij në shtegun e gjatë të jetës!!! Të gjithë fëmijëve e posaçërisht fëmijëve që bashkë me Trimin tim sot për herë të parë ulen në bankat e shkollës ju uroj suksese! Mësimdhënësve ju uroj një vit të mbarë!” , përfundon postimin.
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panoramaplus.al