11 Shtator, 2017

Anjeza Maja do të shkojë sërisht në universitet, ja pse


Sot ishte dita e parë e shkollave të arsimit të detyrueshëm në Shqipëri dhe ne e pamë sesi rrugët e vendit apo rrjetet sociale  ishin të mbushuar me urime për ditë të mbara dhe plot dije.

Por mesa duket jo vetëm fëmijët kanë shkuar në shkollë. Edhe Anjeza Maja do të shkojë në shkollë sërisht, sigurisht bëhet fjalë për në universitet, ku Anjeza do të ndjekë një cikël studimesh në nivelin master. Nga Shtëpia (emisioni që drejton në Top Channel) në shkollë, Anjezën  e pret një sezon me të vërtetë i ngarkuar. Ne sigurisht i urojmë një mal me suksese!

“Koha për një master”, shkruan ajo teksa ka postuar një foto nga biblioteka e një universiteti privat ku do ndjek ciklin e studimeve.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al