10 Prill, 2022

Anxhela Peristeri nis bashkëjetesën me partnerin misterioz


Do të duheshin disa vite deri kur Anxhela Peristeri do të pranonte se ishte në një lidhje dashurie. E njohur si një prej artisteve që preferon ta mbajë sa më sekrete jetën private, më në fund ajo ka ndarë pak kohë më parë disa detaje nga historia e dashurisë. Peristeri thotë se kjo lidhje zgjat prej shumë vitesh.

Ajo ka zbuluar disa detaje për emisionin “Rudina”, duke thënë se nga albumi i fundit “N’Tiranë”, i dashuri ka një këngë të preferuar. Këngëtarja u pyet nëse i dashuri i saj i përket industrisë së muzikës, por ajo nuk preferoi të japë një përgjigje konkrete.

“Jo dhe nuk dua të flas më shumë për këtë pjesë se disa njerëz nuk duan të jenë publikë”, u shpreh Anxhela Peristeri. Ajo zbuloi vetëm se i dashuri i saj është shqiptar. Nga ato që ne kemi mundur të mësojmë, Anxhela dhe djali në fjalë kanë nisur edhe bashkëjetesën.

Partneri i Anxhelës vjen nga një fushë totalisht e ndryshme nga muzikë, duke mos preferuar që të bëhet objekt i shtypi rozë. Duket se lidhja e tyre është formalizuar tashmë, duke e jetuar këtë marrëdhënie edhe në një shtëpi.

Deklaratat e Anxhelës për këtë lidhje kanë qenë të vakta, madje aq sa shpesh ka zgjedhur të luaj me publikun. E ftuar në një emision, Anxhela i është përgjigjur me lezet pyetjes pikante nëse ka ndonjë “shok” në jetë.

“Në Greqi jo, në Shqipëri ndoshta. Ndoshta do të thotë që ndoshta ekziston dhe nuk dua ta them, ose ndoshta nuk ekziston edhe bëj kot sikur ekziston”, u përgjigj Anxhela duke mos dhënë një përgjigje konkrete. Një tjetër temë që u prek ishte fakti se sërish ndaj saj u ngritën akuza se kishte tradhtuar atdheun.

Pas përfaqësimit të Shqipërisë në festivalin e madh, Anxhela tha se kishte shumë grekë që shfaqën interes të madh ndaj saj, por nga ana tjetër, edhe disa shqiptarë e konsideruan tradhtare.

“Ishte një interes shumë i madh, nuk e prisja. Ngaqë unë jam greqishtfolëse, nga mbiemri im kanë menduar se mund të jem greke. Unë kam një prejardhje shumë të largët nga gjyshi, por unë kam lindur këtu dhe rritur këtu. Sa herë që një person shkëlqen, thonë është ashtu, është kështu. Më kanë pyetur në intervista se përse mbiemri yt është grek. ‘Peristeri’ në greqisht do të thotë ‘pëllumb’. Unë pata shumë luftë dhe nga shqiptarët për këtë gjë, që thoshin ke tradhtuar atdheun”, tha Peristeri.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al