13 Shtator, 2017

Anxhelina Hadërgjonaj ironi shpërthyese për ish miqtë, i krahason me plehrat


Këngëtarja Anxhelina Hadërgjonaj duket se e di mirë ç’do të thotë të zhgënjehesh nga dikush. Bukuroshja shqiptare, e cila prej një kohe të gjatë është zhvendosur në SHBA , së fundmi ka bërë një postim, që duket se i drejtohet ish miqve të saj.

Ajo ka postuar një fotografi në Intagram ndërsa ishte duke kaluar pranë një kazani mbeturinash. ‘Duke kaluar pranë disa njerëzve që i njihja dikur…’ shkruan këngëtarja, ndërsa tregon me shigjetë pikërisht mbeturinat e rrugës.

Me siguri kjo është një ironi shpërthyese e Anxhelinës për të ‘goditur’ dikë nga ish rrethi i saj miqësor që mund të ketë prishur marrëdhenien.

A i përket botës së televizionit…? Epo na duhet të presim cili/cila do kundërpërgjigjet.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al