Pas bllokimit të faqes ku bëhen aplikimet online për Lotarinë Amerikane, një natë më parë, Ambasada Amerikane në Tiranë ka reaguar me një njoftim të rëndësishëm. Ajo sqaron se prej disa orësh faqja është pezulluar dhe është jashtë funksionit, por po punohet që të rikthehet në normalitet dhe që aplikimet të vazhdojnë si më parë.
Kështu, sipas njoftimit, faqja e internetit të Lotarisë Amerikane http://dvlottery.state.gov është përkohësisht jashtë funksionit për mirëmbajtje. Kjo është një ndërprerje në mbarë botën që prek të gjitha vendet – jo vetëm Shqipërinë. Ne do t’ju njoftojmë sapo të kemi më shumë informacion. #AskAnna #PyetAnën” – shkruhet në faqen zyrtare të Ambasadës në Facebook.
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panoramaplus.al