10 Janar, 2018

Apple ka një njoftim të rëndësishëm, ky është përditësimi i sigurisë që duhet të bëni


Një tjetër ditë, një tjetër përditësim sigurie. Kësaj here është rradha e iPhone, iPad dhe iPod Touch. Apple publikoi një përditësim sigurie i cili duhet të rregullojë problemet që mund të shkaktohen nga dobësia kritike e sigurisë quajtur Spectre. Kjo dobësi u zbulua së bashku me Meltdown në ditët e para të janarit.

Apple e përshkruan kështu përditësimin: “iOS 11.2.2 përmban përditësime sigurie për Safari dhe WebKit për të eliminuar efektet e Spectre.”Apple rekomandon përditësimin për të gjithë përdoruesit.Për ta shkarkuar navigoni në Settings > General > Software Update. Përditësimi peshon 75MB dhe mund të shkarkohet edhe përmes iTunes. /PCworld Albanian

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al