9 Tetor, 2017

Arbana bëhet gati për “Dua të të bëj të lumtur” , shikoni look-un e ri


Arbana Osmani, një nga moderatoret më të dashura të ekranit është duke u përgatitur për sezonin e dytë të emisionit “Dua të të bëj të lumtur” me histori njerëzore nga më të ndryshmet. Këtë na e tregojnë postimet e saj në rrjetet sociale në vende të ndryshme të Shqipërisë apo edhe jashtë. Ndërkohë sikundër është bërë e ditur edhe më përpara ajo në këtë format nuk do të vijë vetëm në rolin e moderatores, por është edhe autorja e programit.

E ndërsa është në fazën përgatitore të tij, Arbana ka menduar që të ndërrojë look e të vijë me një pamje të re, pak më vjeshtore, por edhe më të freskët në ekran për këtë sezon. Një ngjyrë më e errët dhe flokë më të shkurtra janë ndryshimet që ajo ka preferuar të aplikojë mbi flokët e saj! Një model dhe një ngjyrë që Arbanës i shkon së shumti, çka e dëshmon edhe fotografia.

 

 

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al