22 Dhjetor, 2017

Arbana Osmani dhe Alban Dudushi rikthehen së bashku, ja ç’po kurdisin


Arbana Osmani dhe Alban Dudushi bëjnë pjesë në brezin e parë të prezantuesve që ka nxjerrë Top Media, me një karrierë shumë të pasur.

Arbana me anë të një postimi në Instagram ka lajmëruar se ata të dy do të konkurrojnë bashkë në “100 milion”, emision që transmetohet të dielave nga Eno Popi.

“Miq të vjetër por të artë. Sërish bashkë në një program televiziv pas shumë vitesh me Alban Dudushi” – ka shkruar Arbana ndërkohë që ka postuar foto nga emisioni. Si Arbana dhe Albani janë aktiv me projektet e tyre në Top Media.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al