23 Mars, 2021

Arbana Osmani ka dy fjalë për të gjithë ata që e quajnë “mendjemadhe” në jetën reale


Nisur nga ajo që na shfaqet në ekran, secili prej nesh mund të krijojë opinione dhe mendime të ndryshme për personazhë publikë të caktuar.

arbana osmani (5)

Madje, në të shumtën e rasteve ato nuk përputhen me realitetin e tyre dhe kjo është ajo që i ndodhi së fundmi edhe Arbana Osmanit.

arbana osmani (7)

Gjatë një bisede virtuale që zhvilloi me ndjekësit në Instastory, dikush e pyeti moderatoren nëse është apo jo mendjemadhe në jetën reale.

Hmm, dua t’ju tregoj një histori:

Pak ditë më parë, në një nga autogrillet buzë autostradës, kishim ndaluar makinën, sepse Edi doli të marrë një kafe. Unë isha në makinë me Diellin, i cili po flinte. Jashtë ishte shumë ftohtë dhe binte shi. Befas një vajzë troket tek xhami dhe më kërkon të hap derën e makinës.

I bëj me shenjë që po fle djali i vogël dhe nuk e hap dot. Më thotë që do të bëjë një foto dhe i them që nuk mundem (se do duhej të hapja derën, do bëhej zhurmë, do futej era e ftohtë e Dielli mund të zgjohej, të ftohej, të qante). Me pak fjalë i thash nuk mundem.

arbana osmani (8)

Pas disa orësh, mora një mesazh të gjatë në Instagram nga vajza që më thotë se sa shumë ishte zhgënjyer nga unë dhe se si nuk e priste që vipat të ishin aq ndryshe në realitet. Ia shpjegova edhe një herë dhe u duk se e kuptoi.

Kur është fjala për fëmijët e mi, jam ‘mendjemadhe’, ‘luftarake’, ‘egoiste’, e plot gjëra të tjera si këto. Joni për shembull është një fëmijë që e do mamën vetëm për vete dhe nuk e ka qejf kur bëj foto me njerëz ndërsa kam dalë me të…Por mbi të gjitha, jashtë kamerës, jam një njeri normal, me problemet e përditshme, luhatjet e humorit dhe paranojat e një njeriu të zakonshëm”, shkroi moderatorja.

arbana osmani (6)

Ndërsa një ndjekës tjetër e pyeti: “Si ja ke bërë kur ke dëgjuar që njerëzit kanë folur keq për ty në një moment të caktuar?”.

arbana osmani (4)

Arbana, si përgjigje ndaj këtij kurioziteti, shkroi:

arbana osmani (17)

Nëse kanë qenë njerëz që kam njohur dhe e kanë bërë këtë gjë pas krahëve dhe e kam marrë vesh (se në fakt gjithmonë e marr vesh), i kam larguar nga jeta ime dhe jam ndjerë shumë mirë pasi e kam bërë këtë gjë.

S’ka ndjesi më të bukur se t’i tregosh vendin atij / asaj që s’të respekton, me indiferencë.

Ata që s’njoh e s’më njohin pastaj le të flasin ç’të duan. Asnjë problem me ta, se flasin nga padija”.

arbana osmani (3)

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al