Moderatorja Arbana Osmani ka publikuar gjatë ditës së sotme një foto në rrjetet sociale një foto në të cilën ka treguar se ka qenë në “Shtëpinë e fëmijës në Sarandë”.
Moderatorja është shfaqur e rrethuar nga fëmijët, të cilët i ka quajtur miq, ndërkohë që ka treguar se po vijon xhirimet për surprizat e emisionit “Dua të të bëj të lumtur”, i cili do të rikthehet në ekran në sezonin e tij të dytë.
Sikundër kemi mësuar edhe më herët nga media , mesa duket këtë herë Arbana nuk do të jetë vetëm prezantuesja e emisionit,por edhe autorja e tij. Sigurisht që duke marrë parasysh formatin dhe qëllimin e emisionit me siguri Arbana ka qenë aty për të lumturuar dikë nga fëmijët ose jo vetëm.
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panoramaplus.al