1 Janar, 2020

Arben Ahmetaj i ngre zërin Gent Gazhelit në rrugë, habiten …


Arben Ahmetaj dhe Gent Gazheli kanë tërhequr vëmendjen e kalimtarëve në rrugët e Tiranës, pasi ndërkohë që po ecnin normalisht është dëgjuar një ngritje zëri nga ana e Ahmetajt.

Politikani që deklaroi se emërimin e tij si ministër Shteti për Rindërtimin e mori përmes një telefonate është parë duke debatuar me Gent Gazhelin, ish-ambasadorin e Shqipërisë në Turqi.

Pak kohë më parë, Gazheli u komentua për një dorëheqje nga posti dhe si shkak u përfol pamundësia e shpëtimit të Alvin Berishës nga kampet e ISIS-it në Siri.

Nuk dihet pse me ardhjen në Tiranë biseda me Ahmetajn ka përfunduar me tone të larta dhe për më tepër në rrugë!

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al