1 Shkurt, 2021

Arbenita Ismajli dhe Fero kanë nisur të bashkëjetojnë! Reperi zbulon edhe planet për krijimin e familjes


Fero dhe Arbenita Ismajli kanë nisur të bashkëjetojnë!

fero arbenita ismajli (4)

Këtë e ka bërë të ditur vetë reperi gjatë inetrvistës tek “NIN”, ku u pyet në lidhje me romancën e tij të bujshme.

fero arbenita ismajli (2)

Mesa duket, gjërat janë me të vërtetë shumë serioze mes dyshes, pasi Feronit Shabani (emri i vërtetë i reperit) u shpreh se ekziston edhe mundësia për të krijuar një familje.

arbenita ismajli fero (7)

Përderisa jemi duke bashkëjetuar, jemi bashkë, duhemi shumë, ka mundësi edhe për krijimin e familjes”, – iu përgjigj pyetjes ai, duke refuzuar të zbulonte se ku po qëndrojnë.

arbenita ismajli fero (3)

Ai pranoi ndër të tjera se bëhet xheloz për partneren, sepse gjërat që do, i do vetëm për vete. Por zbuloi se edhe modelja bëhet xheloze për të, duke shtuar se ajo e di  ku është kufiri.

arbenita ismajli fero (1)

Momentalisht reperi tha se po qëndron në Kosovë për shkak të angazhimeve me punën.

arbenita ismajli (1)

Pak ditë më parë, Arbenita ndau një foto intime të tyre, teksa shiheshin të shtrirë në shtrat. Foton e kishte realizuar reperi, pasi modelja shfaqej në gjumë.

arbenita ismajli fero (6)

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al