Arbenita Ismajli dhe Fero po jetojnë një histori dashurie në distancë, pasi modelja jeton në Britani, ndërsa reperi mes Kosovës dhe Gjermanisë.
Megjithatë dyshja takohen shpesh, bëjnë pushime bashkë e në ditë të veçanta janë gjithmonë pranë njëri-tjetrit.
Ditën e djeshme, modelja ka ndarë me ndjekësit e saj në Instagram një postim. Në fakt, bëhet fjalë për një meme, e cila duket se i përshtatet shumë situatës së saj.
“Unë kur i dashuri më thotë se po vjen”, shkruhet në foton që bukuroshja postoi.
Disa javë më parë u raportua se Fero dhe Arbenita kanë kurorëzuar dashurinë e tyre në martesë. Ata i kanë thënë “Po” njëri-tjetrit, por këtë gjë e dinë një rreth shumë i ngushtë i familjarëve e miqve të tyre.
Madje, u tha edhe se janë në pritje të fëmijës së parë, por këto zëra janë hedhur poshtë disa herë nga modelja.
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panoramaplus.al