19 Maj, 2017

Arbër Çepani: Asnjëherë s’më kanë motivuar personat që u kanë mbirë muskujt edhe në tru e mezi lidhin 2 fjalë


Ia ka dalë të bëjë ndryshimin e madh në stilin e jetës, pasi nga një djalë i orëve të vona në lokalin e tij “Komitet”, tani është prezantuesi i orëve të para si moderator i programit “Mirëmëngjes Shqipëri!” në RTSH.

Fituesi i “Big Brother 1”, Arbër Çepani, tashmë tetë vite nga fitorja në “reality show”-n thotë se ka ndryshuar prefix këto ditë pasi ka festuar 30-vjetorin. Për gazetën “Panorama” ai rrëfen për stilin e ri të jetës, ku veçojmë stërvitjet me teknikën dinamike “Crossfit”.arber-cepani

Të kemi parë tek ushtrohesh rregullisht në palestër, cili është regjimi yt i përditshëm?

Këtë vit për herë të parë kam provuar një teknikë të re stërvitjeje, e cila quhet “Crossfit”. Është një stërvitje dinamike që vë në lëvizje çdo muskul të trupit dhe të ndihmon të tonifikohesh në mënyrë shumë të shëndet shme.

Të bësh muskuj është qëllimi yt kryesor tani që shfaqesh çdo ditë në ekran?

Edhe sikur të ishte qëllimi im, të jem i sinqertë nuk kam asnjëherë kohën e mjaftueshme që dua t’i dedikoj stërvitjes sa të arrij të bëj muskuj dinjitozë. Pëlqimi sigurisht që qëndron, për aq kohë sa nuk janë muskuj të tepruar.

Cili është personazhi i njohur që të motivon për të pasur një trup si ai?

Janë përgjithësisht të gjithë ato personazhe që arrijnë të ndërthurin stërvitjen e muskujve me atë të trurit. Asnjëherë nuk kam parë si shembuj motivues ata të cilët u kanë mbirë muskujt edhe në tru, dhe mezi lidhin dy fjalë logjike.

Trupi i palestruar mendon se ndikon te marrëdhëniet e dashurisë?

Për aq kohë sa latinët thoshin mendja e shëndoshë në trup të shëndoshë, atëherë besoj se sigurisht edhe në dashuri ndikon pozitivisht./Panorama

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al