Djali i Meghan Markle dhe Princit Harry, Archie, feston sot 2-vjetorin e lindjes.
Me ngjarjet e fundit që kanë ndodhur, e gjithë vëmendja ishte tek qëndrimi që do të mbante familja mbretërore, por e para që e ka uruar të voglin ka qenë vetë Mbretëresha, shkruan “Cosmopolitan”.
Në llogarinë zyrtare në Twitter, ajo shkroi për stërnipin e saj:
“I urojmë Archie Mountbatten-Windsor një ditëlindje të 2-të shumë të lumtur sot“.
Postimi u shpërnda së bashku me një fotografi të Dukës dhe Dukeshës së Sussex me djalin e tyre të shkrepur disa ditë pasi ai erdhi në jetë.
Kate dhe William, si dhe Princi Charles dhe Dukesha e Cornwall, Camilla, gjithashtu ndanë urimet e ditëlindjes nga llogaritë e tyre në Twitter. Këta të fundit e uruan nipin me një foto të tij në krahët e Harry-t, pranë Charles.
Ndërsa Kate dhe William zgjodhën një foto të gjithë familjes së bashku.
Archie rrallë është parë në publik, por dhjetorin e kaluar bëri një dalje të papritur në podcastin e parë të çiftit për “Spotify”, ku ai u dëgjua duke folur me një theks amerikan.
Në shkurt çifti njoftoi se ishin në pritje të fëmijës së tyre të dytë.
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panoramaplus.al