1 Maj, 2022

Ardian Bujupi lë pas flirtin me Jasminën/ Këngëtari rikthehet tek ish-e dashura balerinë


Këngëtari i njohur shqiptar Ardian Bujupi është rikthyer tek ish-partnerja e tij, Sabrine. Çifti iu rikthyen edhe njëherë raportit, disa kohë pasi ishin ndarë. Ka qenë ditëlindja e artistit që ka konfirmuar këtë ribashkim, pas shumë zhurme në media për një lidhje me Jasmina Kadriun.  

Ish-konkurrentja e “Për’puthen” ishte protagoniste në këngën e re të Ardianit “Tranova”, dhe ende pa u publikuar kënga, ka pasur aludime se përveç bashkëpunimit, mes dyshes ka diçka më shumë. Por këngëtari është kujdesur që gjithmonë t’i mohojë këto zëra, duke thënë se nuk është i lidhur me Jasminën. Nga ana tjetër, duket se ish-konkurrentja e “Përputhen” e përdori këtë për t’u rikthyer edhe njëherë në vëmendje të mediave.

“Bashkëpunimi shkoi shumë këndshëm dhe shumë bukur. Kjo ka qenë hera e parë që e takova. Jam pyetur shpesh nëse jemi në lidhje. Duke qenë se kam dalë nga një emision dashurie, e kam pasur ‘të detyrueshme’ që jetën time private ta mbaja të hapur. Por tani kam vendosur që ta mbajë private. Dhe nuk dua të jap sqarime të mëtejshme. Ndoshta ka pasur, e ndoshta jo shkëndija mes nesh. Kur dy persona takohen dhe nuk kanë komplekse, krijohen gjithmonë mendime se mund të jenë në lidhje. Jemi të dy me botë të zgjeruara”, është shprehur Jasmina, duke e lënë edhe më evaziv raportin e tyre.

Por ndërkohë që Bujupi këmbëngulte që mes tyre nuk kishte një lidhje, Jasmina vijonte me fotot dhe video së bashku, duke u shndërruar në kryefjalën e mediave për disa javë. Ndryshe nga ai, Jasmina në intervista të ndryshme nuk ka dashur të pohojë ose mohojë, duke thënë se nuk do që të ndajë detaje nga jeta e saj private. Para se të publikohej kënga, ajo udhëtoi drejt Gjermanisë, ku u takua me Ardianin, gjë që nxiti shumë dyshime. Por i shpejtë ka qenë reagimi i Ardianit, që ka thënë se Jasmina është thjesht protagoniste në klip dhe asgjë më shumë.

Por kur të gjithë po flisnin për këtë lidhje të re, ishte Sabrine ajo që pranoi se ishte rikthyer tek ishpartneri. Ardiani ka festuar këtë javë ditëlindjen dhe u ka dhënë fund të gjithë zërave, duke konfirmuar lidhjen e tij me Sabrine. Ai ka zgjedhur ta festojnë me Sabrine Khan dhe disa miq të tjerë, duke “u arratisur” drejt Spanjës.

Në rrjetet sociale, Ardiani dhe Sabrine janë shfaqur në krahët e njëri-tjetrit më të afërt se kurrë. Teksa Sabrine i ka bërë edhe një urim të ëmbël. Ajo ka publikuar një foto të tyre ku shkruan:

“Një nga njerëzit më të mirë. Të dua”. Megjithatë, interesant është fakti se protagonistët e mohojnë se janë në lidhje. Një komentues pyeti në një video në “TikTok”: “Pse janë ata kaq shpesh së bashku? Ka diçka këtu…”.

Ky koment ka marrë vëmendjen e Sabrine, e cila i ka kthyer një përgjigje duke shkruar se janë thjesht shokë të ngushtë. “Sepse ai është shoku im i ngushtë dhe ne jemi në kontakt”.

Nuk dihet nëse ata janë vërtet shokë të ngushtë apo kanë vendosur të mohojnë lidhjen siç bëjnë zakonisht personazhet publike. Por me siguri mund të themi se janë kudo bashkë. Dyshimet për një lidhjes mes tyre kanë nisur po ashtu nga një këngë “Modela”, që u publikua në 2020, ku ajo u shfaq si protagoniste.

Dyshja nisi të shoqërohej bashkë dhe ishin thuajse të pandarë. Mirëpo, gjërat mes tyre patën një krisje dhe të dy nuk u panë më bashkë. I ftuar në një emision muaj më vonë, Ardiani u pyet se si e ka emrin “Julieta” e tij dhe artisti tha “Sabrine”.

“Julieta” nuk i referohej të dashurës si zakonisht ku paralelizohet historia e dashurisë së “Romeo dhe Juliet”, por këngës së artistit me titullin “Juliet”. Në këtë këngë, Ardiani flet për një lidhje të shkuar dhe që tashmë kanë mbetur vetëm fotot mes dy ish-partnerëve. Pra, ai konfirmoi se mes tij dhe balerinës ka pasur një romancë që ka marrë fund dhe ai i ka dedikuar një këngë.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al